Vendi drejt zgjedhjeve të reja, Krasniqi: Mentaliteti i Kurtit e ka bllokuar Kosovën!

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i PDK-së, pas dështimit të formimit të Qeverisë Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka akuzuar këtë parti për dështimet e njëpasnjëshme.

Ai tha se mentaliteti i Albin Kurtit e ka sjellë Kosovën në këtë situatë, prandaj presidentja e vendit duhet sa më shpejt ta shpallë datën e zgjedhjeve, raporton Klankosova.tv

Shpreh keqardhjen time, që ato që i kemi paralajmëruar shumë herët, sot dolën të vërteta. Kanë kaluar mbi 9 muaj që kur qytetarët e Kosovës kanë folur me votën e tyre dhe i patën thënë një JO të madhe, të ashtuquajturës referendum të Albin Kurtit, e po ashtu duke i thënë JO mentalitetit të qeverisjes njëpartiake.

Kam thënë ky ngërç do të vazhdojë nëse Kurti nuk tërhiqet. Kam kërkuar që zgjedhjet të mbahen më herët, që qytetarët ta thonë fjalën e tyre. Mentaliteti i bllokues i Kurtit dhe VV-së e ka sjellë Kosovën në këtë situatë, bllokadë pas bllokade.  Presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve,” tha Krasniqi. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...