Stabilizohet situata në Gjilan, pas reshjeve të shiut

PUBLIKUAR

Pas ndërprerjes së shiut, situata është stabilizuar në Komunën e Gjilanit, ku edhe ka rënë niveli i ujit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe ekipet komunale ishin në terren.

Kryetari Hyseni tha se gjatë gjithë ditës së martë, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren me kapacitet të plotë, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku ka qenë e mundur për të minimizuar dëmet nga reshjet e shiut.

“Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, disa zona në komunën tonë kanë hasur vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të lëvizin vetëm kur ka emergjencë dhe të përdorin rrugët e qytetit, duke shmangur rrugët qarkore dhe ato ku ka rritje të nivelit të ujit, përfshirë rrugën Malishevë–Gjilan, Livoç i Poshtëm dhe i Epërm, rrugën “Enver Miftari” dhe zonat pranë lumenjve.

Kryetari i lut të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë qendrën 112.

“Komuna e Gjilanit, mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe do të vazhdojë monitorimin e situatës në terren”, tha kryetari Alban Hyseni.

Drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se në shumicën e lokacioneve situata ishte nën kontroll, por ajo ishte ende në kufijtë e rrezikut.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm, si shkak i rritjes së nivelit të ujit në disa zona.

Derisa ka kërkuar nga qytetarët që në raste të tilla të evitojnë zonat ku ka rritje të nivelit të ujit rreth lumenjve dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....