FSK shënon sukses në trajnimin për operacione të kërkim-shpëtimit malor

PUBLIKUAR

Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), gjatë dy javëve të kaluara ka realizuar me sukses trajnimin e avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në operacionet malore të kërkim-shpëtimit, duke forcuar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente, transmeton Klankosova.tv.

Siç thuhet në njoftimin e FSK-së, trajnimi përfshiu skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe procedurat standarde të operacioneve malore, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe përgatitjes së pjesëtarëve nga FSK dhe Turqia të angazhuara në këtë trajnim.

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....