Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Kjo nguti nuk garanton garë cilësore

PUBLIKUAR

Enver Hoxhaj nga PDK, ka kërkuar që Konventa e kësaj partie të të zgjedhur kryetarin e saj të shtyhet deri në dielën e ardhshme.

Sipas tij, kjo do të iu jepte mundësi anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin, transmeton Klankosova.tv.

“Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e partisë duhet të shtyhet, sepse një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër. Kërkoj nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e Konventës për të paktën deri të dielën e ardhshshme, sepse kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin. Kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme”, ka shkruar ai.

Tutje, Hoxhaj thotë se ‘ngutia’ e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri të saj nuk garanton garë cilësore, as reformimin dhe unitetin e kërkuar e të domosdoshëm për partinë.

“Kjo nguti nuk garanton garë cilësore, as reformimin dhe unitetin e kërkuar e të domosdoshëm për PDK-në në këtë kohë. Në partitë demokratike, më shumë se një kandidaturë është mundësi për delegatët që të zgjedhin lirisht dhe ndihmon në pasurimin e platformave individuale, duke çuar në ndërtimin e një platforme të përbashkët për PDK-në”.

“Për një vendimmarrje kaq të rëndësishme, kërkoj që procesi zgjedhor të shtyhet, në mënyrë që gara të hapet për të gjithë dhe baza të ketë kohën e duhur për të shprehur vullnetin e saj pa presion dhe pa imponime. Dorëheqja e kryetarit, e shoqëruar me preferenca për pasuesin, krijon përshtypjen e skemave të sajuara e të paragjykuara, të cilat nuk e çojnë partinë përpara. Unë jam qartësisht kundër çdo imponimi, kundër çdo tentative për të orientuar garën dhe kundër çdo formule që shpërfill bazën dhe delegatët. PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra; ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’i hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, ka shkruar Hoxhaj.

SHIKO MË SHUMË

Reziku nga zjarret, apelohet për kujdes gjatë sezonës së verës, Policia: Zjarrvënësit rrezikojnë deri në 10 vjet burg

Institucionet përgjegjëse për sigurinë, menaxhimin e emergjencave dhe mbrojtjen e pyjeve u kanë bërë...

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur trupin e një...

Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me...