Policia: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës,  ka bërë të ditur se procesi zgjedhor ka kaluar qetë dhe pa incidente serioze.

Në njoftimin për media thuhet se Policia e Kosovës zbatoi me sukses planin operacional të paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor-balotazhi 2025, i cili kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, në të gjitha komunat e përfshira në balotazh.

“Vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor deri në këtë fazë ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze. Angazhimi i zyrtarëve policorë në zbatim të planit policor, si dhe bashkëpunimi e koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa incidente madhore që do të kishin penguar apo cenuar procesin zgjedhor. Një ndër qëllimet e planit policor, ka qenë inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, thuhet në njoftimin e Policiosë së Kosovës.

Në njoftim po ashtu thuhet se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar dy (2) raste penale, një në Fushë Kosovë “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, ku janë arrestuar dy persona dhe tjetri në Klinë “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku është arrestuar një person. Personat e arrestuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, janë trajtuar rreth pesëdhjetë e një (51) informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për të cilat nga prokurorët kompetent është vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që ndërlidhen me vepra penale dhe janë evidentuar vetëm si informacione.

“Policia e Kosovës vlerëson se plani policor është realizuar me sukses si rezultat i planifikimit të mirë operacional dhe punës së zyrtarëve policorë, si dhe bashkëpunimit të duhur ndërinstitucional. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kulturën e lartë të treguar përgjatë gjithë procesit zgjedhor të Balotazhit 2025”, thuhet në njoftim. .

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...