Një 46-vjeçar gjendet i vdekur në Kaçanik, nisin hetimet

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 13:50, është raportuar për një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Veseli bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç, është pa shenja jete.

“Po ashtu, prezant kanë qenë edhe njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Policia njofton se për informata të mëtejshme do të bëhet e ditur me raport në vijim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...