Një fëmijë njëvjeçar ndërron jetë në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

PUBLIKUAR

Një rast i rëndë është raportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi, babai i fëmijës, ka deklaruar se një ditë më parë (më 05.11.2025) e kishte dërguar fëmijën për trajtim në të njëjtin spital, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor ishte liruar për në shtëpi.

TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSORRr. Nënë Tereza, Pejë 06.11.2025 – 08:50.  Ankuesi mashkullkosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...