Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e Rexhep Selimit.

Ai është mirëpritur nga ana e bashkëshortës së tij, Shqipe Selimi. Kjo është bërë e ditur nga vetë Selimi përmes një positmi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë:

Si çdo 5 nëntor, edhe sot mirëpritëm për vizitë kryeministrin Albin Kurti, ministra, deputetët dhe bashkëpunëtorë, të cilët i falënderojë në emër të familjes Selimi.

Unë, fëmijët e mi dhe e gjithë familja jonë i falënderojmë të gjithë ata që tash e pesë vite me radhë na kanë dhënë mbështetjen e tyre.

Me shpresën që shpejt të takohemi në gëzime bashkë me Rexhen tonë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...