Lideri i VV-së njëherit dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ka arritur tashmë në selinë e partisë së tij, ku pritet dhe të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Kurti nuk ka pranuar të flasë nëse ka një emër të ri për mandatar të qeverisë.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje pritet të nis brenda pak minutash mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të vendosur nëse do të propozohet një mandatar i ri për kryeministër ose vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja./Indeksonline/


