Roja lidhet për një pemë/ Hajnat e armatosur futen në një kompani private në Rahovec

PUBLIKUAR

Një grabitje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një kompani private në Rahovec, ku tre persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në objekt, duke kërcënuar rojën e natës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 21:00, tre persona, njëri prej tyre i armatosur me armë të shkurtër, kanë hyrë në oborrin e kompanisë dhe kanë lidhur rojën për një pemë, përpara se të depërtonin në ndërtesë përmes dritares.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë kanë arritur të merrin nga objekti, ndërsa viktima nuk ka deklaruar ndonjë lëndim fizik.

Në koordinim me prokurorin kompetent, policia ka inicuar rastin dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...