Kurti premton pagën e 13-të, për të gjithë punonjësit e sektorit publik

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë e cila ka nisur pak më parë ka premtuar se në qeverinë e ardhshme të gjithë punonjësit e sektorit publik do të kenë rrogë të 13-të.

“Ashtu siç e parasheh ligji për financave publike brenda afati ligjor sot po miratojmë projektligjin për ndarje buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit ehe ky buxhet do të ketë shumë risi. Kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Ku një e katërta apo rreth 1 miliardë euro janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13 për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Pra, kushdo që punon së paku 12 muaj, në Qeverinë tonë ë fund të vitit do të mund ta përfitojë edhe pagën e 13-të”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu ai tha se me këtë buxhet rriten edhe pensione, dhe shtesat për lehona.

“Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i pagës bazë me 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune. Prej dallim prej asaj që kemi pasë më herët, ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25 për qind për çdo vit përvojë pune. Kjo përkthehet në rritje shtesë për pagën e secilit që punon në sektorin publik, varësisht nga vitet e përvojës së punës. Ky buxhet për vitin e 2026, përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, lehona, pagesave për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga super puna”, tregoi ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...