Haxhiu: Nesër marrim pjesë në takimin e presidentes, do të ketë Qeveri “Kurti 3”

PUBLIKUAR

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se do të marrin pjesë në takimin të cilin e ka thirru Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se do të ketë Qeveri “Kurti 3”

“Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani. Nesër do ta japim qëndrimin e VV-së. Edhe nje here qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

E pyetur në atë se si nuk i kanë votat për Qeverinë, ndonëse ishin shprehur të bindur deri kur u përballën me 26 dhjetor në Kuvend me këtë, ajo insiston se do të bëhet  Qeveria “Kurti 3”

“Ajo do të bëhet natyrisht që do të këtë qeveri Kurti 3”, tha ajo.

Sa i përket nënshkrimeve ajo ka thënë se, “Nuk ka nënshkrime, unë në as një letër nuk kam vendosur nënshkrimin përveç ne themelimin e grupeve parlamentare, unë e kam vendosur nënshkrim në këtë letër. Nëse do të këtë ndonjë veprim tjetër nga VV do të ju njoftoj deri tani kam vendosur nënshkrim për formimin e grupeve parlamentare”.

Ajo e ka bërë të qartë që nuk përkrahin qeverinë teknike.

“Nuk e përkrahmi një qeveri teknike. Qytetarët e kanë vendosur, qytetarët e kanë votuara Kurtin. N qoftë se nuk do të këtë numra vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Haxhiu./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...