Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, ndalohet tregtari 43-vjeçar

PUBLIKUAR

Kontrabandonte veshje nga Shqipëria drejt Kosovës, procedohet penalisht tregtari 43-vjeçar i dyshuar në Kukës.

Policia Kufitare e Morinës ka zbuluar rastin teksa intensifikoi kontrollin në brezin e gjelbërt pas informacioneve operative për aktivitete të paligjshme.

Dhe bazuar pikërisht në këto informacionet në rrugë operative, ndaluan në aksin rrugor që lidh fshatrat Pogaj dhe Gorozhub, mes Shqipërisë dhe Kosovës, automjetin me drejtues V. D.

 “Gjatë kontrollit në automjeti u gjetën disa thasë me veshje të ndryshme, të cilat ky shtetas po tentonte t’i kontrabandonte në Kosovë. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për V. D., 43 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “transporti i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”, bëri me dije policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...