Pezullohet nga puna prokurori Beqë Shala, i dyshuar për marrje ryshfet

PUBLIKUAR

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka pezulluar nga puna prokurorin Beqë Shala, i dyshuar për marrje të ryshfetit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se KPK ka vendosur unanimisht që të pezullojë përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, deri në një vendim tjetër të Këshillit, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes të cilit është konfirmuar se është iniciuar hetim penal ndaj të pandehurit Beqë Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka vendosur unanimisht që të pezullojë përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, deri në një vendim tjetër të Këshillit, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër.

KPK njofton se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të paanshmërisë, integritetit dhe efikasitetit të procedurës penale hetimore, si dhe për të garantuar zhvillimin e pandikuar të procedurës si dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kica-Xhelili: Durimi ynë ka themel, që shpifjet tuaja s’i arrijnë!

Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se ndaj LDK-së ka filluar një propagandë e egër pasi...

Brenda 10 ditësh vdiqën dy punëtorë, Azemi: E kemi humbur luftën për sigurinë në punë

Një nga çështjet më shqetësuese në Kosovë është edhe siguria në punë. Së fundmi, ka...

Prishtinë: Kanosi 5 zyrtarë policor, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën policia ka arrestuar një person pasi kishte kanosur pesë zyrtarë policorë në...