Peja në kërkim të fitores së parë në shtëpi

PUBLIKUAR

GO+ Peja do të luajë sonte në shtëpi për herë të parë në këtë edicion.

Verdhezinjtë do të përballen BC Spartak Pleven, në takimin që zhvillohet në ‘Karagaci’ nga ora 19:30.

Skuadra pejane nuk i ka nisur mirë garat në Ligën ENBL, që po merr pjesë për herë të parë, ku pësoi në dy ndeshjet e para nga Riga Zelli 72:83 dhe Dubrava 83:98.

Ndërkohë, skuadra bullgare në dy ndeshjet e para i kanë dy fitore, Olomoucko 91:84 dhe Dubrava 83:82.

GO+ Peja është e motivuar të shënojë fitoren e parë në këtë ligë, derisa në ProCredit Superligë ka tri fitore në tri ndeshje dhe të fitojë para tifozëve të saj. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...