Ambasada e Kosovës në Turqi: Deri tani asnjë shtetas kosovar nuk është prekur nga tërmeti

PUBLIKUAR

Ambasada e Kosovës në Turqi: Deri tani asnjë shtetas kosovar i prekur nga tërmeti

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë të Rihterit, goditi dje disa rajone të Turqisë, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek banorët.

Pas këtij incidenti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara aktivizoi linjat emergjente për të ndihmuar bashkatdhetarët dhe për të monitoruar situatën në terren.

Në një përgjigje të dhënë për Telegrafin, Ambasada e Kosovës konfirmoi se deri tani nuk është raportuar për ndonjë shtetas të Republikës së Kosovës të prekur nga tërmeti.

“Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka asnjë shtetas të Republikës së Kosovës të prekur nga tërmeti që ndodhi dje në Turqi”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Ambasada ka bërë të ditur se linjat emergjente mbeten të hapura për çdo qytetar të Kosovës që ndodhet në Turqi dhe ka nevojë për asistencë.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në orën 22:48 me kohën lokale në një thellësi prej 5.99 kilometrash dhe u ndje në provincat përreth.

Tërmeti ka shkaktuar lëkundje të forta ndërsa njerëzit u detyruan të braktisin ndërtesat.

Dëme materiale janë raportuar në disa zona, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për viktima. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...