Kabineti që e propozoi dje, Kurti flet për mungesën e Bislimit e Nagavcit: Bashën e kam paramenduar gjithmonë në qeveri

PUBLIKUAR

Albin Kurti, qeveria e propozuar prej të cilit dështoi të zgjidhej dje në Kuvend, foli për emrat e përveçëm që munguan në listën e emrave të kabinetit që ai e lexoi për ekzekutivin e ri.

Kryetari i LVV-së tha në një konferencë për media se emrat që munguan dhe ata që u shtuan nuk ishin “kurrfarë gjykimi ndëshkues”.

“Të gjithë emrat që janë propozuar për dikasteret qeveritare janë rezultat i analizave tona të brendshme dhe emrat e përveçëm nuk janë rezultat i ndonjë vlerësimi apo mosvlerësimi, por janë kryekëput çështje e fazës që na pret për planet dhe programin tonë. Rrjedhimisht, të këtilla plane kemi edhe për emrat që u thanë këtu, për zonjën Arbërie Nagavci, për zonjën Rozeta Hajdari, për zotin Besnik Bislimi. Ne do të jemi bashkë në ecjen tonë. Por kush, ku edhe kur, këto janë diskutime që nuk kanë të bëjnë me vlerësimin apo mosvlerësimin tim”,

Për kryeparlamentarin Dimal Basha, Kurti tha se e ka paramenduar gjithmonë në qeveri.

“Gjithmonë e kam paramenduar atë në Ekzekutiv. Pra, për Kurti 3, unë kam menduar që Dimal Basha duhet të vijë në Ekzekutiv”.

SHIKO MË SHUMË

Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre

Katër persona të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar...

Policia konfirmon: Tre të plagosur në qendër të Podujevës nga të shtënat me armë zjarri – janë dërguar në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me të shtënat me...

Aksidentet afër hekurudhave, Infrakos me laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra

Infrakos ka njoftuar qytetarët, operatorët ekonomikë dhe të gjitha palët e interesit se në...