Kurti thotë se mandatari i dytë është në diskrecion të Presidentes: Mund t’i kemi dy palë zgjedhje deri në pranverë

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se nuk kanë marrë ende ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për konsultimet e radhës për formimin e qeverisë së re.

Tashmë, Albin Kurti është shprehur tejet pesimist për zgjedhjen e një qeverie të re, ndërsa tha se Osmani e ka në diskrecion nëse do t’ia japë mandatin sërish dikujt.

Kurti paralajmëroi dy palë zgjedhje të reja deri në pranverë, duke iu referuar edhe çështjes së zgjedhjes së Presidentit në mars.

“Ne nuk kemi marrë ende ftesë nga zonja Presidente. E dimë që për herën e dytë, eventualisht, është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo çfarë dëgjuam dje dhe në bazë të rrethanave që ekzistojnë, duket që që të gjithë tash po përgatiten jo vetëm për balotazhin, por edhe për zgjedhjet e reja parlamentare”, tha ai.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mund të kemi, përveç balotazhin, edhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë. Sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do të mund t’i bëjmë kollaj 81 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Policia konfirmon: Tre të plagosur në qendër të Podujevës nga të shtënat me armë zjarri – janë dërguar në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me të shtënat me...

Aksidentet afër hekurudhave, Infrakos me laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra

Infrakos ka njoftuar qytetarët, operatorët ekonomikë dhe të gjitha palët e interesit se në...

Disa zona të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë...