Pesë vendimet e para të “Qeverisë Kurti 3”, sipas mandatarit (VIDEO)

PUBLIKUAR

Mandatari Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, tregoi pesë vendimet që do t’i marr nëse merrë për të tretën herë besimin e deputetëve.

Ai thotë se këto pesë vendime do të merren që në javën e parë të Qeverisë së re, nëse zgjidhet ajo, transmeton Klankosova.tv.

“Me të marrë besimin tuaj të nderuar deputetë, pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri, që në javën e parë, do të jenë: Miratimi i Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026. Vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro, që prek rreth 200 mijë pensionistë. Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë për 50% për nivelin aktual që prek rreth 400 mijë fëmijë. Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat. Dhe miratimi i ndryshimit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e UÇK-së”, u shpreh ai.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...