Abdixhiku: Nuk ka shumicë, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku foli për media para seancës për formimin e Qeverisë.

Abdixhiku tha se nuk ka shumicë në Republikën e Kosovës, duke shtuar se sipas tij, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Nuk pres asgjë, punët e mira nuk lihen në ditët e fundit. Sot bie perdja e madhe e mashtrimit tetë mujor, në të cilin mashtrim na është thënë vazhdimisht se numrat e qeverisë janë. Ja tani ku është mundësia për ta parë të vërtetën”.

“Sot mandatari duhet ta prezantojë shumicën, për ta formuar këtë shumicë, i pari i zgjedhjeve do të duhet të bënte përpjekje. Jo ta linte ditën e fundit, ditën e fundit është “show populist”, tha Abdixhiku.

Ndiqeni “Speciale” në Klan Kosova në videon si në vijim: /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Kurti: IPK ka forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për mashtrim

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të...

Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre

Katër persona të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar...