Zafa me Zemajn: Grushti është pak!

PUBLIKUAR

Ish-deputeti Zafir Berisha ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Prishtinë, ku deputeti Armend Zemaj u sulmua fizikisht.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka dënuar veprimin, duke e cilësuar të papranueshëm dhe të turpshëm.

Ai ka kritikuar ashpër autorin e sulmit, duke thënë se disa persona po mendojnë se mund të sillen në realitet njësoj si në rrjetet sociale, duke ofenduar e fyer pa pasoja.

“Grushti për këtë sojin trushpërlarëve është pak, deri sa të mbushen mend!” shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Këta tipat, si ai legeni në Prishtinë që ofendoj Armendin, po mendojn me fyrje e sharje sikurse në fb, edhe live munden me bë, dhe me kalu sikurse nuk është gjë kjo punë!

Ju trima jeni nëpër rrijete sociale me profile false, për live mos harroni bëheni për të stomatologu.

Grushti për këtë sojin trushpërlarëve është pak, deri sa të mushen mend!

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...