Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar një operacion kontrolli në Pejë, në ambientet e një barnatoreje që ishte nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme.
“Barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike”.
Dogana e Kosovës thotë se ka iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurimin e tregut të brendshëm nga produktet e paligjshme”, thuhet në fund të njoftimit nga Dogana… rreth aksionit të sotëm antikontrabandë.


