Grabitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

PUBLIKUAR

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi kofirmoi për Telegrafin se një shofer 44-vjeçar i një automjeti të postës private është sulmuar në dalje të autostradës në fshatin Duhel.

“Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur. Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura”, ka njoftuar ai.

Tutje, ai tha se Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin.

“Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf”, shtoi ai.

Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...