Musliu: Pas 26 vjetësh propagandë, Kurti tani po e luan viktimën

PUBLIKUAR

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po përpiqet ta paraqesë veten si viktimë pas viteve të propagandës dhe linçimeve politike.

“Albini ka filluar ta luaj viktimën. Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të fushatave linçuese dhe të propagandës denigruese, paska thënë se na qenka helmuar atmosfera me xhelozi e inate”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ajo ka shtuar se “për helmimin e kësaj atmosfere përgjegjës është vetë Kurti”, duke kujtuar se ai “nuk është distancuar asnjëherë nga dhuna verbale e ndjekësve të tij dhe as nga fyerjet e shpifjet që, sipas saj, kanë karakterizuar skenën politike nën ndikimin e tij”.

Në fund, Musliu ka theksuar se “për helmimin e kësaj shoqërie fajtori kryesor është vetë Albin Kurti” dhe se “tani është koha që ai ta marrë faturën që e meriton”.

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...