“Zgjedhjet janë të pashmangshme”, thotë nënkryetarja e PDK-së

PUBLIKUAR

Nënkryetarja e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se është shumë vonë për të krijuar një qeveri nëse Kurti dështon.

Çitaku ka thënë se pas shpalljes së rezultateve të 9 shkurtit, PDK kishte pasur takime për këtë çështje, por mungesa e numrave kishte qenë problematika kryesore.

Sipas saj tashmë zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Ne kemi bërë përpjekje menjëherë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Kemi pasur takime me liderët për të ndërtuar shumicë parlamentare. Por në atë kohë është bërë e qartë që kemi mungesë numrash. Por tash, është bërë shumë vonë. I ka humbur kuptimi këtij Kuvendi. Që nga muaji shkurt e deri në tetor, e turpshme çfarë shfaqjesh kemi parë”, ka thënë Çitaku.

“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, që të kemi rikonfirmim të vullnetit të qytetarëve”, ka shtuar ajo.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...