KQZ-ja publikon raportin financiar, ja sa shpenzuan partitë opozitare

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Sipas të dhënave partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), partia më e madhe opozitare i ka raportuar një shumë prej 220,660 euro për tremujorin e njëjtë.

Duke u pasuar nga Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) për tre muaj i ka shpenzuar gjithsej 188,533 euro.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paraqitur shpenzime në vlerë prej 40,765 euro, që është shuma më e ulët në krahasim me partitë tjera parlamentare.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...