Dogana kap mallra të falsifikuara në Vermicë

PUBLIKUAR

Gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, në veturë janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case).Pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve.

 

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...

“SHBA s’na shpëtoi me fraza boshe”, Osmani: Kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo

Ish-presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj për Ditën e Pavarësisë së SHBA’së përcolli...

Qendra për Menaxhim Kufitar del me një njoftim të dytë: Hyrja për në Shqipëri është normalizuar

  Pas njoftimit për krijimin e kolonave kilometërshe për të hyrë në Shqipëri, Qendra për...