Përfaqësuesi amerikan në OKB: Kosova dhe Serbia të punojnë për paqe që çon në njohje përfundimtare, këtë do SHBA

PUBLIKUAR

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB ka thënë se ka ardhur koha që të mbyllet UNMIK-u në Kosovë. Jeff Bartos ka thënë se takimet e UNMIK-ut janë të padobishme dhe se SHBA s’dëshiron që të ketë shpenzime për diçka të tillë, shkruan Gazeta Express.

“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Z. Shin i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog por UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Është koha të fillojë puna e transferimit të funksioneve nga UNMIK në agjenci më të përshtatshme. SHBA u bën thirrje shteteve anëtare për të mbyllur operacionet e saj. Ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme dhe kjo punë duhet të ndërpritet. Këto takime i dëmtojnë institucionet”, ka thënë ai.

“SHBA u bën thirrje shteteve anëtare të mbyllin operacionin e saj”, ka thënë Bartos tutje.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i shmangin veprimet esklauese dhe të punojnë për njohjen përfundimtare.

“SHBA nixisin Kosovën dhe Serbinë të shmangin eskalimin dhe të ndërtojne paqe me qëllim final njohjen përfundimtare. Këto janë qëllimet e admirueshme që SHBA i mbështet”, ka deklaruar ai./Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...