Dita e nëntë e numërimit: Përfundon rinumërimi i 5 vendvotimeve, vazhdon numërimi i votave me kusht

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjatë pjesës së parë të ditës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në pesë vendvotime, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Vendvotimet e rinumëruara i takojnë komunave Mitrovicë e Jugut (1110/01 dhe 1110/06), Kamenicë (1019/01 dhe 1020/01) dhe Podujevë (1807/02). Rezultatet për këto vendvotime tashmë janë publikuar në platformën zyrtare të rezultateve të KQZ-së: resultslocal2025.kqz-ks.org, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinumëruara”.

Ndërkohë, në QNR vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të fillojë numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta. Të gjitha rezultatet po publikohen në kohë reale në rubrikën “Rezultate QNR – Votimi me kusht”.

Votimi me kusht është zhvilluar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna të vendit, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është kryer jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve.

Fillimisht, po numërohen fletëvotimet me kusht nga komunat Deçan, Istog, Kaçanik, Fushë Kosovë, Kamenicë, Shtërpcë, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut, për të cilat tashmë është përfunduar skanimi i listave të votuesve.

Në këtë proces janë përfshirë më shumë se 2,119 zarfe me fletëvotime për të dy llojet e zgjedhjeve, ndërsa 3,467 persona janë të regjistruar si votues me nevoja të veçanta.

Në QNR po zhvillohet paralelisht edhe skanimi i Listës së Votuesve, një hap i rëndësishëm për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor, pasi mundëson verifikimin e pjesëmarrjes dhe parandalimin e rasteve të votimit të dyfishtë – në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...