Rrahje dhe shkrepje arme në Podujevë, lëndohet një person

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 14:30 në Podujevë është raportuar një rast i rrahjes dhe shkrepjes së armës.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar se si pasojë e rrahjes me një shkop është lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan

Kreu i Qeverisës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar SHBA’në me rastin e 4...

KFOR ia uron SHBA’së Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare e...

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e...