​Tre persona të armatosur kapen në zonë të mbrojtur në Zubin Potok

PUBLIKUAR

Policia në Zubin Potok ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe gjueti e kundërligjshme

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se më datë 19.10.2025, rreth orës 12:30, zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Kërligatë, komuna Zubin Potok, kanë hasur në një automjet në të cilin gjendeshin tre persona të dyshimtë: V.H (1993), F.S(1997). dhe V.S(1990).

Po ashtu siç thuhet në njoftim nga hetimet fillestare është konstatuar se në atë zonë nuk lejohet të bëhet gjueti, pasi e njëjta është zonë e mbrojtur.

Me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë inicuar rastet për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Gjueti e kundërligjshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Qendra për Menaxhim Kufitar del me një njoftim të dytë: Hyrja për në Shqipëri është normalizuar

  Pas njoftimit për krijimin e kolonave kilometërshe për të hyrë në Shqipëri, Qendra për...

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete, lëndohet këmbësori me të cilin u aksidentuan

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Gazetën Express se mbrëmë...

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan

Kreu i Qeverisës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar SHBA’në me rastin e 4...