Drejtuar nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot është mbajtur mbledhja konsultative e Bordit të Drejtorëve

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjan ka njoftuar se në këtë takim u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit dhe mbarëvajtjen e tyre, për dinamikën e shpenzimit të buxhetit dhe realizimin e të hyrave vetanake sipas planifikimit buxhetor.

Kryetari z. Imri Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët angazhim në përmbushjen e objektivave siç janë paraparë deri në përmbyllje të buxhetit, por fokus të veçantë të kenë edhe ndërtimin e planit për vitin e ardhshëm.

Po ashtu gjatë këtij takimi, Kryetari z. Imri Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në realizimin e punëve dhe shërbimeve komunale.

Ndërsa, drejtorët e drejtorive kanë raportuar lidhur me punët dhe sfidat gjatë realizimit të punëve dhe objektivave të tyre.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...