Numërimi i votave të diasporës drejt fundit

PUBLIKUAR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita e katërt e numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, proces i cili po shkon drejt fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri sot në orën 10:00, janë numëruar 104 kuti në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 93 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

“Këto fletëvotime i takojnë procesit të votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, të cilat janë tërhequr më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për RTK

Tutje, sipas tij, nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit.

“ Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, ka thënë Elezi.

SHIKO MË SHUMË

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...

“SHBA s’na shpëtoi me fraza boshe”, Osmani: Kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo

Ish-presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj për Ditën e Pavarësisë së SHBA’së përcolli...