Bastisje në 9 lokacione në Zveçan e Zubin Potok – dyshime për vrasje dhe krime të rënda

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda janë duke zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për kryerjen e bastisjeve në nëntë (9) lokacione të ndryshme.

Operacioni është ndërmarrë nën dyshimin për përfshirje në disa vepra të rënda penale, përfshirë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me ta, Vrasje të rëndë dhe Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa autoritetet po zbatojnë të gjitha procedurat në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se informacione më të detajuara do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...