FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin

PUBLIKUAR

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të premtën pasdite në fshatin Plemetin të Obiliqit, ndërsa një qytetar po punonte në arën e tij.

Rasti është raportuar rreth orës 14:35, kur ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar Policinë e Kosovës se kishte hasur në një mjet të dyshuar, që sipas të gjitha gjasave ishte granatë dore.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin. Më pas, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë dhe ka tërhequr granatën në mënyrë të sigurt.

“Fsh. Plemetin, Obiliq  17.10.2025 – 14:35. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili dyshohet të jetë granatë dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin-granatën, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...