Mendimi për motin: Nesër riga shiu kohëpaskohe, të dielën intervale me diell

PUBLIKUAR

Riga shiu paraqiten kohëpaskohe ditën e shtunë në pjesë të vendit. Qielli mbetet më i mbuluar me vransira. Temperaturat vazhdojnë me trend të rënies në 13C e 14C, maksimalet, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 8C e 10C. Frynë erë e lehtë veriore e verilindore 2-5m/s.

Ditën e diel vransirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas do të ketë edhe intervale me diell. Maksimalet zbresin në 12C e 13C. Të hënën parashihet të ketë më shpesh interval me diell, mirëpo mëngjesi do të jetë më i ftohtë me minimale që zbresin në 0C. Vransira kalojnë më shpesh ditën e martë dhe mërkurë, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 16C e 17C. Nga dita e hënë erërat ndryshojnë kahjen në krahun jugor, e frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 3-8m/s.

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...