Sot protestohet në Tiranë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

PUBLIKUAR

Sot në Tiranë pritet të mblidhen qindra protestues në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgim në Hagë.

Protesta do të mbahet nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë.

Qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare po mobilizohen për të marrë pjesë në këtë tubim të cilin e shohin si detyrim moral dhe kombëtar ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri e sot po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Përkrahje për protestë kanë deklaruar politikanë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa nga Kosova pritet të nisen rreth 60 autobusë me qytetarë që do t’i bashkohen protestës në Tiranë.

Ndërkaq, autoritetet në Shqipëri të enjten kanë deklaruar se ‘Rruga e Kombit’ do të jetë pa pagesë për qarkullim sot më 17 tetor për të gjithë qytetarët në shenjë solidarizimi me protestën.

Para kësaj në Tiranë, protestë në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së është organizuar edhe në Prishtinë dhe në Hagë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...