Abdixhiku takon ambasadorin e ri gjerman, e informon për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Lideri i lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.

Abdixhiku  në takim me ambasadorin gjerman, ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera  ndërmjet  Kosovës dhe Gjermanisë si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.

Abdixhiku po ashtu e ka informuar ambasadorin gjerman lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend  dhe procesin zgjedhor.

“Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike”, ka thënë Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

E urova për fillimin e mandatit të tij në vendin tonë dhe i dëshirova sukses në përmbushjen e detyrës së re dhe misionit të tij diplomatik.

Vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike.

Ambasadorit të ri, i uriva fat e mbarësi në mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes të dy shteteve.

 

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...