Gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje në Viti, në vendngjarje konfiskohet drogë

PUBLIKUAR

Gjashtë persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohen se u përleshën mes vete. Të gjithë të dyshuarit pësuan lëndime dhe pranuan ndihmë mjekësore.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Viti dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Viti 15.10.2025-14:30. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes veti. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...

Aksident në Lipjan, vetura “Audi” përplaset në shtyllën e rrugës

Një veturë e tipit “Audi” është përplasur me një shtyllë në rrugën pranë Shkollës...