Shpërndahet mish Kurbani për familjet skamnore në Lipjan

PUBLIKUAR

Sot, Organizata International Charity Organization në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti” pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit, ka realizuar shpërndarjen e mishit të kurbanit për 360 familje skamnore në komunën e Lipjanit.

Përfituesit janë përzgjedhur në bashkëpunim me imamët e xhamive, Qendrën për Punë Sociale, Handikos-in, si dhe në bazë të listave të Shoqatës “Bereqeti”.

Këshilli i Bashkësisë Islame i Lipjanit shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Organizatës ICO, nën udhëheqjen e z. Naser Gashi, në ndihmë të familjeve në nevojë të komunës sonë.

Screenshot

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...