Bugaqku: Kallëzimi penal i Pecit përpjekje për përfitim elektoral, s’përmbush elemente të veprës penale

PUBLIKUAR

Sot, Faton Peci, kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, ka thënë se do të ushtrojë kallëzim penal ndaj gazetarëve Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Shkumbin Kajtazi dhe ndaj Visar Imerit e Valon Fekës, për të cilët, sipas tij, ekziston dyshimi i bazuar i “Cenimit të Përcaktimit të Lirë të Votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të Falsifikimit të Rezultateve të Votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës”.

Lidhur me këtë ka reaguar Vullnet Bugaqku nga KDI. Ky i fundit ka thënë se kallëzimi penal i ushtruar Peci, nuk i përmbush asnjërin nga elementet përbërëse të veprës penale të lartpërmendur, shkruan Gazeta Express.

Tutje, Bugaqku, ka vlerësuar se veprim i Pecit mund të konsiderohet si një përpjekje për të tërhequr vëmendje apo përfitim elektoral.

Postimi:

Kallëzimi penal i ushtruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, z. Faton Peci, nuk i përmbush asnjërin nga elementet përbërëse të veprës penale: Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.

Kjo ngase, cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (neni 210), përcaktohet në atë mënyrë që kryesi i kësaj vepre penale duhet, me përdorimin e forcës apo me kanosje serioze, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike apo profesionale të votuesit, të ndikojë ose ta detyrojë atë që të votojë në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje.

Me një fjalë, ky veprim mund të konsiderohet si një përpjekje për të tërhequr vëmendje apo përfitim elektoral, por nga aspekti juridik nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe mund të hidhet lehtësisht si i pabazuar.

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...