Takim strategjik në SHBA, Kosova përgatitet për prokurime të reja ushtarake me ndihmën amerikane

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Michael F. Miller, në kuadër të panairit ndërkombëtar të mbrojtjes “AUSA 2025”.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes së Kosovës në SHBA, Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.

Fokusi i takimit ishte në bashkëpunimin dypalësh dhe prokurimet strategjike.

“Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit përmes mekanizmit FMS (Foreign Military Sales), i cili u vlerësua si një model efikas dhe me benefite të dukshme për Kosovën. Ky mekanizëm ka mundësuar blerje shtet më shtet me SHBA-në, me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë të produkteve të prokuruara,” u theksua gjatë takimit.

Temë tjetër e diskutimit ishin edhe prokurimet e ardhshme që pritet të realizohen për nevojat e FSK-së, si dhe ndihma që Kosova i ka ofruar Ukrainës në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për mbështetje ndaj këtij vendi në luftë.

Drejtori amerikan Michael F. Miller e përgëzoi Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), që sipas tij përbën një hap thelbësor drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...