Policia e Ferizajt publikon raportin javor: 9 raste vjedhjesh dhe 24 persona të arrestuar me urdhër gjykate

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka publikuar raportin javor për periudhën 6 deri më 12 tetor 2025, duke evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme penale në territorin e saj.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 9 raste të vjedhjeve, që kanë ndodhur në qytetin e Ferizajt dhe zonat përreth.

Gjithashtu, policia ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje, njëri në Ferizaj dhe tjetri në Kaçanik, të cilat janë trajtuar sipas procedurave ligjore.

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të gjykatave kompetente, janë arrestuar 24 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia rajonale ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...