Nga Prishtina në Kaçanik, si u renditën gratë në garën për kryetare komunash?

PUBLIKUAR

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit kanë përfshirë10 gra në garë për kryetare komunash, (pa përfshirë këtu komunat me shumicë serbe), në qytete si Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj, Vushtrria, Deçani, Kamenica, Fushë Kosova, Drenasi dhe Kaçaniku, duke reflektuar përpjekjet për përfshirje gjinore në nivel lokal.

Ky fakt vë në pah një synim për rritje të përfaqësimit gjinor në nivel lokal, ndërsa zgjedhjet paraqesin një fushë të re sfidash dhe mundësish për gratë lidere në Kosovë.


Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, kandidatja e PSD-së për Prishtinën, Besa Shahini është renditur e pesta me 1,55% apo 1 mijë e 591 vota.

Kandidatja e PDK-së për Pejë, Arta Nallbani është renditur e katërta me 4,86% apo 2 mijë e 005 vota nga gjithsejtë 41 mijë e 283 qytetarë që kanë ushtruar të drejtën e votës.

Natyra Kuçi kandidate e PSD-së për Deçanin është renditur e treta sipas rezultateve preliminare nga KQZ, ku ka marrë 11,73% apo 1 mijë e 789 vota.

Në Prizren, Emilja Rexhepi nga Nova Demokratska Stranka ka marrë 3,63% apo 2 mijë e 102 vota duke u renditur e gjashta me radhë nga kandidatët e tjerë.

Kandidatja e NISMA-s në Vushtrri, Xhevahire Izmaku është renditur e katërta me 2,40% apo 712 vota sipas rezultateve të KQZ-së.

Në Ferizaj kandidatja e AAK-së për kryetare në këtë komunë, Xhemile Murati Shabani është renditur e katërta me vetëm 1,70% apo 835 vota.

Jona Arifi kandidate e PDK-së për kryetare të Kamenicës ka marrë gjithashtu pak vota sikurse kandidatet e tjera gra në komunat e tjera. Arifi është renditur e pesta me 4,69% apo 685 vota.

Vildane Latifi nga AAK në Fushë Kosovë është renditur e katërta me vetëm 1,18% apo 250 vota.

Kandidatja e LVV-së në Drenas, Egzona Tërdevci është renditur e treta me 4,01% apo 1 mijë e 008 vota.

Kandidatja për kryetare të Kaçanikut nga radhët e AAK-së, Hafize Sallahi është renditur e gjashta në këtë komunë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së. Ajo ka marrë 1,37% apo 220 vota.

Sipas këtyre rezultateve bazuar edhe në numrin e votuesve që kanë qenë në këto komuna, kandidatja grua më e votuar është Arta Nallbani e PDK-së në Pejë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...