Arrestohet edukatorja e çerdhes në Lipjan, pas dyshimeve se lëndoi një fëmijë

PUBLIKUAR

Një fëmijë ka pësuar lëndime në një çerdhe në Lipjan të hënën, pas një incidenti ku dyshohet se është rrëzuar nga edukatorja e institucionit, raporton Telegrafi.

Familjarët e fëmijës kanë konfirmuar se rastin e kanë denoncuar menjëherë në Polici.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se edukatorja është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

“Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se rastin për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës e kishte bërë publik daja i tij në rrjetet sociale./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...