Një dritare e dëmtuar që mbahet e mbyllur me gur – pacientët ankohen për kushtet në Klinikën e Neurologjisë

PUBLIKUAR

Kushtet në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdojnë të jenë shqetësuese për pacientët që trajtohen aty.

Një paciente e shtrirë në këtë klinikë ka dërguar në redaksinë e Telegrafit fotografi nga reparti ku po trajtohet, duke ngritur shqetësime serioze për kushtet elementare.Aty shihet një dritare e dëmtuar, e cila mbahet e mbyllur me një gur, ndërsa në fotografi tjera shihet edhe pjesa tjetër e korridoreve qe nuk duken në formën më të mirë.

Këto detaje sipas pacientes janë vetëm disa shembuj të përditshmërisë me të cilën përballen pacientët.

“Është e papranueshme që të trajtohemi në këtë mënyrë, me improvizime në vend të kushteve elementare. Jemi të sëmurë dhe kemi nevojë për trajtim dinjitoz”, është shprehur ajo në kushte anonimiteti.

Pacientët prej vitesh raportojnë për mungesë higjiene, pajisjesh funksionale dhe mirëmbajtjeje në klinikat e QKUK-së.

Këto pamje vetëm sa e theksojnë realitetin e rëndë me të cilin përballen çdo ditë ata që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionin më të madh shëndetësor të vendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë,...

Një veturë kaplohet nga flakët në rrugën Prishtinë – Lipjan (VIDEO)

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Lipjan. Konkretisht pranë një...

Gjetja e një trupi të pajetë në lum në Klinë, Prokuroria: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrthanave të rastit

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Lumbardh, në fshatin Grabanicë...