Detaje nga aksidenti me fatalitet në Kamenicë, viktima një fëmijë 10 vjeçar

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në aksin rrugor ndërmjet fshatrave Novosellë dhe Karaçevë në komunën e Kamenicës, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur për Telegrafin se viktima e këtij aksidenti është një fëmijë rreth 10-vjeç,

Hashani bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më 5 tetor 2025, rreth orës 18:50, kur një veturë e tipit BMË, me ngjyrë të bardhë dhe targa 06, ka dalë nga rruga, duke pësuar vetaksident.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në aksin rrugor Novosellë – Karaçevë ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë BMË ka humbur kontrollin dhe ka devijuar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, nga lëndimet e pësuara, pasagjeri një fëmijë rreth 10 vjeç – ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi Hashani.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë që ndodheshin në veturë, përfshirë drejtuesin e mjetit, kanë pësuar lëndime trupore, dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve nga autoritetet, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Trafikut Rajonal të Gjilanit, të cilat janë duke hetuar rrethanat që kanë çuar në këtë aksident fatal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...