Të shtëna me armë gjatë një dasme në Ferizaj, policia sekuestron armën dhe nis procedurat ligjore

PUBLIKUAR

Një incident me armë zjarri është shënuar sot rreth orës 15:30 në rrugën “Mihajl Grameno” në Ferizaj, ku gjatë një ceremonie martesore është raportuar për të shtëna me armë.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas marrjes së informatës, duke arritur në vendin e ngjarjes dhe duke identifikuar të dyshuarin, një mashkull 56-vjeçar me inicialet Sh.I.


Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Rajonale në Ferizaj, personi i dyshuar ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri, të cilën e posedonte me leje.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, tetë gëzhoja dhe leja për armëmbajtje. Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia ka përsëritur apelin drejtuar qytetarëve që të shmangin përdorimin e armëve të zjarrit në ahengje familjare, duke theksuar se një veprim i tillë përbën rrezik të madh për jetën dhe sigurinë publike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...