Buta kërkon lirimin nga paraburgimi: Jam i vetmi mashkull në shtëpi

PUBLIKUAR

Reperi i njohur, Buta sot është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Buta akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, transmeton IndeksOnline.

Reperi u arrestua më 11 shtator, kurse më 12 shtator i është miratuar masa e paraburgimit.

Sot, para trupit gjykues, Buta ka kërkuar lirimin e tij, duke përmendur faktin se si kryefamiljar, ka shumë obligime.

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçcare si dhe gruan. Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”, ka deklaruar ai para trupit gjykues. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...