Ngushëllohet familja Arifi në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ngushëllon familjen Arifi për ndarjen nga jeta të Sami Arifi.

E nderuara familje Arifi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe ish-zyrtarit të administratës komunale të Komunës së Lipjanit, Sami Arifi.

Sami Arifi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në administratën komunale, duke shërbyer gjithmonë me përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve. Angazhimi i tij ndaj detyrave institucionale do të mbetet një kujtim i çmuar për të gjithë ne që patëm nderin ta njohim dhe të bashkëpunojmë me të.

Në emër të Komunës së Lipjanit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifi, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patën rastin të punonin me të.

Zoti e mëshiroftë!

Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...